Politika Nën hetim nga SPAK, Berisha thirrje Arben Ahmetajt: Bëhu i penduar i...

Nën hetim nga SPAK, Berisha thirrje Arben Ahmetajt: Bëhu i penduar i drejtësisë

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit i ka bërë thirrje Arben Ahmetajt që të bëhet i penduar i drejtësisë dhe të tregojë të vërtetën e inceneratorëve.

Në fjalën e tij Berisha tha se Ahmetaj është fajtor, por shtoi se rol kryesor në aferën e inceneratorëve ka Edi Rama.

“Jam këtu për it informuar qytetarët lidhur me Arben Ahmetajn, i cili është vendosur nën hetim. Theksoj se kam mbështetur dhe do të mbështes çdo zbatim ligji. Theksoj se Ahmetaj është përgjegjës ndër më kryesorët në aferën e tmerrshme të djegësave. Ahmetaj ka firmën në transferimin e fondit të emergjencës në djegësin e Elbasanit dhe Fierit. Ahmetaj ka miratuar me siglim dhe firmë të gjitha procedurat antiligjore në këtë proces. Ahmetaj ka qenë i lidhur si mishi me thoin me Mërtirin dhe Zoton, njëri prej tyre ka punuar edhe në “Hermes” në kompaninë e tij kur vidhte impulse në Albtelecom. Por autori i djegësave është vetëm një dhe ai e ka emrin Edi Rama. Thirrja ime është: Arben Ahmetaj të bëhesh i penduar i drejtësisë. Ke vjedhur edhe ti, por ke vetëm një rrugë; të zbërthesh para kombit tënd të gjithë veprimtarinë e organizatës kriminale.”