Nëna e Kostandinos Kacifas akuzohet për nxitje të dhunës dhe urrejtjes, për thirrjet e saj për luftë mbi varrin e të birit, në 26 tetor 2018, në ceremoninë e 1-vjetorit të vdekjes.
Me çështjen e të Vasilia Kacifas, do të merret prokuroria e Gjirokastrës. Mësohet se oficerët e Antiterrorit kanë administruar pamje me video ku 67-vjeçarja, Kacifas bën thirrje kundër shtetit shqiptar dhe qytetarëve.
“Tradhtarët. Thyejuni turinjtë, vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë. Nuk ka qeveri këtu. Vorio Epiri është tokë greke, ne jemi grekë. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im”.
Pikërisht për këto deklarata duket se ajo tashmë do të përballet me prokurorinë.