Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme dhe ka folur për mediat.
Ajo tha se është person në hetim për banesën e saj.
Fatime Kryemadhi shtoi se SPAK në vend të merret me personat që shesin tokat e shtetit merret me një zonjë 80-vjeçe, e cila ka një shtëpi si gjithë të tjerët.
“Hetohem meqë jam person paprekshëm unë se me personat e paprekshëm po hetohet. Për çfarë shpjegime të jap se kam shtëpinë time. Jam 80 vjeç nuk kam të drejtë të blej një shtëpi unë? Ju nuk keni shtëpi? Nuk merren me ata që shesin copa të shtetit të popullit dhe merren me mua një plakë. Çfarë deklarate të japë unë”, tha Fatime Kryemadhi.