Nëna e Monika Kryemadhit dhe vjehrra e Ilir Metës është pyetur në SPAK ditën e sotme për rreth 6 orë.
Siç deklaroi dhe ajo vetë pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Fatime Kryemadhi u pyet për pasurinë e saj familjare dhe të vajzës së saj Monika Kryemadhi.
“Dhashë sqarime për pronën time, shtëpinë që kam. Kam ndihmuar vajzën time me para dhe me apartamente, i kam të gjitha në bankë”, është shprehur mamaja e Monika Kryemadhit.
Ajo tha për gazetarët se historia e verifikimit të pasurisë së Monika Kryemadhit nisi pasi kjo e fundit denoncoi inceneratorët.
“Sqarova. Jam krenare për vajzën që kam. S’e mohoj edhe sikur pale se si. E di, pse është kjo puna e gjitha. Qëkur filloi të merrej me djegësat ajo…U thirra për çështjen e blerjes së shtëpisë. Me shtëpinë që kam. Unë s’kam qene pa punë. Se këta e kanë nxjerrë sikur me një pension 160 mijë, paskam blerë shtëpi unë.”