E njohur si gruaja e “mrekullisë”, nëna e pesë fëmijëve, e cila 13 vite më parë solli në jetë katërnjakët e saj ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare.
E ndjera, Shabnum Sadiq, e cila punoi si këshilltare për Borough-in, që përfaqëson partinë Laburiste në Britani, kishte udhëtuar në Pakistan për një dasmë në fillim të marsit, por ishte infektuar përgjatë 5 ditëve të udhëtimit.
Sipas Daily Mail, Sadiq po luftonte për jetën përmes një respiratori, në të cilin gjendej prej 24 ditësh.
“Kjo është shumë tronditëse për të gjithë ne dhe mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e saj. Shabnum ishte një këshilltare e përkushtuar dhe pavarësisht se ishte vetëm në mandatin e saj të parë, ajo kishte dhënë një kontribut përtej kohës që do të kalonte në dhomën e këshillit. Ne kemi punuar së bashku dhe personalisht do të më mungojë shumë thellësisht. Kjo është një humbje e konsiderueshme për këshillin dhe qytetin, por nuk është asgjë në krahasim me humbjen që familja e saj, miqtë e afërt dhe komuniteti po ndjejnë tani”, tha Këshilltari James Swindlehurst.
Më 26 qershor 2006, Shabnum lindi katërnjakë me një operacion cezarian të planifikuar, duke mundur shanset 729,000 me 1 për të lindur katërnjakë me ngjizje natyrale. Lindja rezultoi me sukses me gjithë diagnozën e sindromës policistike të vezores, nga e cila mund të mos ishte më në gjendje të lindte fëmijë.