Aktualitet Nëna e viktimës rrëfen si ndodhi ngjarja: Erdeti i bënte vajzës presion,...

Nëna e viktimës rrëfen si ndodhi ngjarja: Erdeti i bënte vajzës presion, e filmonte në rrugë

Nëna e Enkeleda Çapokut ka rrëfyer e përlotur se si ka ndodhur ngjarja e rëndë, ku kunati, Erdet Çapoku vrau me sende të forta nusen e vëllait.

Në një rrëfim për “News 24”, nëna e viktimës ka treguar se e gjithë ngjarja ka ndodhur në banesën e vajzës së saj në katin e dytë të një pallati në Paskuqan.

Ajo tregon se flinte me vajzën dhe mbesën 18-vjeçare pasi autori e kishte kërcënuar dhe e përndiqte vazhdimisht, pasi i shoqi ishte në burg për trafik narkotikësh.

“Unë flija me gocën dhe vajzën e saj se unë jetoj në kat të parë me djalin. Ai vinte herë pas here i bënte presion. I dilte vajzës në rrugë dhe e filmonte, pastaj ia çonte vëllait në burg për të ndezur sherr mes tyre. Më përpara ai jetonte këtu me ne me qira, por e larguam se merrej me punë të pista.

Ai e përndiqte kudo ku shkonte, sa herë pinte kafe me vajzën e saj i bënte foto dhe ia çonte të vëllait në burg. Pasi e denoncoi në policinë në Kamzës, ky prapë vazhdoi i thoshte do të vras. E shoqëroja vazhdimisht vajzën. Edhe burri i saj i tha të ruhej prej tij. Ishte përdorues i alkoolit. Mbrëmë erdhi shqeu derën dhe më qëlloi mua fillimisht me levë dhe pastaj rashë pa ndjenja. Mbaj mend që Enekeleda u ngrit për të hap dritën e dhomës por e qëlloi fillimisht me thikë dhe më pas me levë. E kemi dërguar në spital, por ajo kishte mbaruar që këtu”, rrëfen mes lotësh nëna e viktimës.