Ushtria e Indonezisë tha se nëndetësja me 52 anëtarë ekuipazhi që u zhduk në det javën që shkoi u gjet e fundosur dhe e ndarë në tre pjesë në fund të detit në detin e Balit.
“Bazuar në prova, mund të thuhet se KRI Nanggala është fundosur dhe i gjithë ekuipazhi i saj kanë vdekur”, citohet nga Reuters shefi ushtarak, marshalli Hadi Tjahjanto.
Shefi i shtabit të marinës, Yudo Margono, tha se shkak për aksidentin janë bërë “forcat e natyrës”.
Një skanim me hidrolokator e zbuloi vendndodhjen e nëndetëses në 850 metra thellësi, shumë larg zonës së zhytjes, Nanggala.
Zyrtarët e Marinës thanë se do të duhet ndihmë ndërkombëtare për nxjerrjen e mbetjeve të anijes.
Indonezia, vendi më i populluar i Azisë Juglindore, po përpiqet të rimëkëmbë ushtrinë e saj, megjithatë disa pajisje janë ende të vjetra dhe ka pasur aksidente fatale në vitet e fundit.
Indonezia kishte pesë nëndetëse para aksidentit të fundit: dy tip 209 të ndërtuara nga Gjermania, përfshirë Nanggala dhe tre anije më të reja të Koresë së Jugut.