Aktualitet Nënë e bir kapen “mat” në Shkodër, po i shisnin drogën malazezit

Nënë e bir kapen “mat” në Shkodër, po i shisnin drogën malazezit

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës, mes tyre një shtetas malazez.

Mësohet se nënë e bir dhe një tjetër u kapën në flagrancë duke shitur 3.8 kg kanabis te 35-vjeçari nga Mali i Zi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kullaj.

“Finalizohet pas 4 muajsh hetime me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, operacioni policor “Vendtakimi”. U kapën në flagrancë gjatë shitblerjes së 3.8 kilogramëve cannabis sativa, vihen në pranga 3 shtetas (blerësi, shtetas malazez). Në pranga dhe nëna e njërit prej të arrestuarve, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për të siguruar lëndën narkotike. Sekuestrohen lënda narkotike, 2 automjete dhe 6 celularë. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e për Hetimin e Trafiqeve dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, gjatë këtij operacioni, arrestuan në flagrancë shtetasit V. Y., 58 vjeçe dhe K. Y., 28 vjeç (nënë e bir), shtetasin S. F., 63 vjeç, si dhe shtetasin nga Mali i Zi, I. D., 35 vjeç. Në fshatin Kullaj, shtetasit K. Y. dhe S. F. u kapën në flagrancë, teksa i shisnin 35-vjeçarit, rreth 3.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa, për sigurimin e së cilës dyshohet se kanë bashkëpunuar me shtetasen V. Y”, thotë Policia.