Numër rekord i të infektuarve me Covid-19 është shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë infektuar 711 persona nga 2574 testime që janë kryer në total.
Rastet e konfirmuara janë 374 në Tiranë, 61 raste në Korçë, 44 raste në Lezhë, 41 raste në Elbasan, 21 raste në Shkodër, 19 raste në Gjirokastër, 18 raste në Berat, 11 raste në Librazhd, Mirditë, Malësi e Madhe, 10 raste në Kavajë, Pogradec, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Durrës dhe Fier, 7 raste në Kukës, Tropojë, Mallakastër, Sarandë, 6 raste në Skrapar, 5 raste në Devoll, Lushnje, 3 raste në Vlorë, 2 raste në Kurbin, Tepelenë, 1 rast në Has, Mat, Bulqizë, Kolonjë.
Nëntë të vdekur
Për fat të keq, 9 persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi. Viktimat janë një 60-vjeçar nga Librazhdi, një 63-vjeçar, një 65-vjeçar, një 70-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçar dhe një 79-vjeçar nga Shkodra, një 70-vjeçar nga Durrësi, një 75-vjeçar nga Korça, një 81-vjeçar nga Gjirokastra.
Të shëruar
Në 24 orët e fundit janë shëruar 412 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,216 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 420 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 të intubuar.