Nëntë qytetarë të tjerë nuk kanë mundur që të fitojnë betejën me Covid. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se viktimat janë: 1 qytetar nga Durrësi 46 vjeç, 1 qytetar nga Mirdita 48 vjeç, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 58 dhe 78 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 66 dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 69 vjeç, 1 qytetar nga Korça 73 vjeç dhe 1 qytetar nga Kruja 82 vjeç.
Po ashtu bëhet me dije se janë kryer 2,569 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 195 qytetarë. Rastet e reja janë zbuluar në këto bashki: 109 në Tiranë, 10 në Fier, 7 në Durrës, Kamëz, Vlorë, Berat, 6 në Lushnje, Mallakastër, 5 në Kukës, 4 në Lezhë, Kurbin, Krujë, Peqin, 3 në Gjirokastër, 2 në Përmet, 1 në Shkodër, Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Finiq, Tepelenë, Skrapar, Poliçan, Gramsh.
Në të gjithë vendin janë 6,952 pacientë aktivë me Covid-19, ndërsa aktualisht në Spitalet Covid po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 347 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165,434 që nga fillimi i epidemisë.