Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 7554 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 1164 qytetarë.
Pothuajse gjysma e rasteve të reja janë regjistruar në Tiran, 529 qytetarë të infektuar.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 9 persona të prekur me Covid-19.
Viktimat janë një qytetar nga Puka 49 vjeç, tre qytetarë nga Fieri 58-85 vjeç, tre qytetarë nga Tirana 61-79 vjeç, një qytetar nga Durrësi 73 vjeç, një qytetar nga Berati 80 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 1,987 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 240,642 që nga fillimi i epidemisë.