Kosova ka shënuar 486 raste të reja me koronavirus.
Qytetet me më shumë raste të reja në ditën e fundit janë ato të Prishtinës, Gjilanit dhe Prizrenit.
Sipas të dhënave të Institutit Kombetar të Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë shënuar dhe nëntë viktima nga Covid-19, duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 697.
Me shifrat e sotme, numri i rasteve aktive shkon në 4.317 ndërsa fatmirësisht janë shëruar dhe 30 pacientë për një total prej 15.461 të shëruarish.