Edhe femrat përdorin fraza nga më të ndryshmet dhe më justifikueset për të larguar nga vetja një mashkull.
Gënjejnë edhe ato kur gjenden ngushtë! Më shpesh u ndodh me ata persona që i kanë takuar prej pak kohësh, me ata që kanë dalë një, dy javë ose maksimumi një muaj.
Një femër e humb plotësisht interesin për të dalë me dikë, në momentin kur e kuptojnë se daljet e tyre janë një kotësi e radhës, që nuk u ofron të ardhme.
“Mendoj për ish të dashurin tim”
Mbase ai jeton në anën tjetër të botës dhe ndoshta me atë nuk është parë prej vitesh, por ish i dashuri është justifikimi i duhur kur bëhet fjalë për të hequr qafe një të dashur apo madje edhe një të fejuar. Ky justifikim jep rezultat, sepse askush nuk do ta pranonte një gjë të tillë.
“Mendoj për një tjetër”
Pak a shumë edhe kjo frazë është e ngjashme me justifikimin e ish të dashurit, por këtu vihet në lojë një tjetër person, me shumë mundësi i njohur prej pak kohësh. Duhet kurajë për të nxjerrë një justifikim të tillë nga goja, pasi sjell shqetësime. Gjithsesi ajo që ka rëndësi është se funksionon.
“Kam nevojë për liri”
Ky është një justifikim tipik i meshkujve, por edhe femrat ia dalin duke e thënë ndonjëherë: liria kthehet në vlerë të dobishme kur jeta e ndarë mes një çifti lë shumë për të dëshiruar, kur ajo nuk sjell kënaqësi dhe lumturi. Mund të jetë pak e pabesueshme, por për të këqijat ekstreme, mund të përdoren “ilaçe” ekstreme.
“Dëshiroj një pauzë reflektimi”
Ose e thënë ndryshe nga një femër: “Më ke lodhur, nuk ia dal dot më, ndihem ngushtë me prezencën tënde, madje nuk më vjen as të të puth, por për të mos vuajtur shumë dhe mbi të gjitha për të shmangur stresin më mirë nuk qëndrojmë më bashkë”.
“Nuk të kam telefonuar, sepse kam humbur numrin”
Kur kjo frazë thuhet nga një femër do të thotë se ajo nuk ka bërë asnjë përpjekje edhe po ta ketë humbur me të vërtetë numrin tuaj. Nëse do të kishte ende dëshirë t’ju takonte, do ta gjente patjetër një mënyrë.
“Të shoh më shumë si një mik”
Kjo frazë, më shumë sesa një justifikim, duket si një dështim që mashkulli ndien përballë një femre. Ai mendon se nuk ka arritur të ngjallë asnjë ndjenjë më shumë sesa ajo e miqësisë te femra në fjalë. Në një kohë kur pretendimet e tij mund të kenë qenë më të larta.
“Jam shumë e zënë për një marrëdhënie”
Kohët kanë ndryshuar dhe justifikimet që përdornin dikur meshkujt, tashmë u hyjnë në punë edhe femrave, gjithnjë e më të angazhuara profesionalisht. Duket se ky është një justifikim bindës, sepse askush nuk do të donte të niste një marrëdhënie pa i kushtuar vëmendje dhe angazhim.
Jeni shumë për mua
Është çfarë? Shumë i bukur, shumë inteligjent, tepër i mirë, interesant? Por a është e vërtetë se një femër mund ta lërë një rast të tillë t’i shpëtojë prej duarsh?! Jo! Ajo thjesht nuk do ta dëshpërojë duke e larguar dhe shfaq këtë lloj justifikimi.