Për kryeministrin Edi Rama ndihmën kryesore në luftën kundër Covid-19 e ka dhënë vetëdija e njerëzve që e kuptojnë rrezikun dhe jo masat ndëshkuese apo prezenca e ushtrisë në rrugë. Në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë në RTSH1 kreu i qeverisë shton se lufta ndaj virusit Korona nuk ka parti, e as vota.
Lutfi Dervishi: Ekspertët llogarisin efektet ndërsa politikanët llogarisin votat dhe kalojnë në populizëm”
Edi Rama: Sinqerisht as nuk më kujtohet dhe as e kujtoj që jam këtu si rezultat i votave apo që do me duhen vota nesër. E vetmja gjë që më kujtohet është që sot do kishim pasur qindra të vdekur dhe do ishim brenda një tuneli nga ku s’do dilnim dot pa mijëra të vdekur nëse s’do kishim bërë gjërat që po bëjmë. E vetmja gjë që kujtoj dhe që përpiqem tu kujtoj njerëzve është që kjo luftë është mbi të gjitha dhe në këtë luftë s’ka parti s’ka vota s’ka as dreq e as shejtan të një natyrë që i takon kohëve përpara se të fillonte lufta.”
Më tej, Rama theksoi: “Nëse dikush do më thoshte ti e ke në dorë ta mbarosh luftën sot, mjafton ik ti dhe Covid do ikë bashkë me ty, unë do isha mëse i lumtur dhe do të kishte qenë vërtet momenti më magjik i jetës time…por mesa duket…
Lutfi Dervishi: Këtë do ta bënte dhe Papa besoj, nëse bëhej fjalë për fatin e një njeriu përballë fatit të globit.
Edi Rama: Po mirë, aq më mirë akoma. Kjo konfirmon atë që thashë.