Gjithsecili nga ne ka një playlist me hitet e preferuara që i dëgjon rrugës për në punë, në makinë apo gjatë një ecjeje të zakonshme.
Pavarësisht morisë së këngëve të reja që qarkullojnë vitet e fundit, ka disa njerëz që e kanë “stakuar” preferencën në këngët që dëgjonin dikur në vitet e adoleshencës, ndonëse tani mund të jeni 30 vjeç ose edhe më shumë.
Ndonëse kjo mund të duket pak e çuditshme, por kthimi në këngët e adoleshencës është diçka e mirë që në fakt ka ndikim pozitiv në trurin tuaj.
Sipas Nikki Roy, terapiste në Kaliforni, studiuesit po zbulojnë se muzika që ne dëgjojmë si adoleshentë kur ridëgjohet si të rritur, lidhet me trurin dhe ndryshe ky fenomen njihet si “nostalgji nervore”.
Marrëdhënia që kemi me muzikën me kalimin e viteve, shihet si shpëtim për emocionet, madje i bën shumë mirë zhvillimit të trurit dhe qetësisë nervore.
Sepse nostalgjia si qasje është një nga metodat më të mira të përballimit të gjendjeve të rënduara emocionale, veçanërisht muzika retro. Nëse ajo dëgjohet në mënyrë intensive krijon gati një “fortesë” për ndjenjat tuaja!
Ndaj, sa më shumë muzikë të viteve të adoleshencës të dëgjoni, aq më mirë i bëni trurit tuaj!