Franca i ka hedhur benzinë zjarrit me vendimin e saj për të dërguar anije ushtarake në ndihmë të Greqisë. Kundëradmirali turk në pension, Cem Gurdeniz, që cilësohet nga AFP si autori i doktrinës detare turke, thotë se Franca po sillet si një fëmijë i llastuar.
“Jam ngopur me kërcënimet e përditshme verbale të Macron-it”, thotë Gurdeniz.
Sipas tij tensionet e provokuara nga sjellje të tilla do të çojnë në acarim dhe prishje të paqes rajonale. Më keq akoma, në lojë është vetë krahu jugor i NATO-s.
“Nëse Greqia tërheq këmbëzën, do të ishe fundit i NATO-s. Turqia do të tërhiqej nga Aleanca. Vendet europiane duhet të bëjnë presion ndaj Greqisë që ajo të heqë dorë nga lëvizje të tilla”, vijon kundëradmirali.
Ai ka kritikuar lëvizjet e Presidenti Erdogan në raport me Egjiptin dhe ka këshilluar që Turqia të shtojë prezencën e vet detare përtej Mesdheut.