Ministri italian i Sportit, Vincenzo Spadafora, nënvizoi të enjten se rinisja e futbollit në vendin fqinj do të bëhet vetëm në rast se arrihet marrëveshja për protokollin e sigurisë.
“Nëse nuk arrihet kjo marrëveshje, do ta quajmë të përfunduar sezonin dhe do të mundohemi të gjejmë mënyrën që futbolli të dëmtohet sa më pak të jetë e mundur”, theksoi ministri për Rai.
“E dimë që futbolli është një ndërmarrje e madhe e vendit dhe do të marrim përsipër përgjegjësitë tona si qeveri. Komiteti teknik-shkencor është mbledhur me disa aktorë të futbollit për të mbledhur më shumë informacion mbi protokollin e stërvitjes”, deklaroi Spadafora.