Dikur, në ditët e hershme të internetit mund të qëllonte ta kuptoje tradhëtine e një partneri duke gërmuar nëpër emaile, shënime apo historiku i shfletimeve.
Por tradhëtarët e sotëm janë shumë herë më të sofistikuar në fshehjen e gjurmëve të dukshme.
Në fakt, sot partnerët mashtrues po përdorin një gamë të madhe aplikacionesh që i ndihmojnë pothuajse në perfeksion t’i fshehin gjurmët e tyre – nga të gjitha aplikacionet e mundshme, ato që vërtet duhet të ndezin sinjalin e kuq të alarmit për tradhëtinë janë:
Private Photo
Nëse po gërmon në telefonin e partnerit tënd në kërkim të gjurmëve të pabesnikërisë, a do të të shkonte ndërmend të hapje Calculator (llogaritës)? Ekzaktësisht.
Ikona e aplikacionit Private Photo duket identik si ajo e Calculator, por pasi vendosni fjalëkalimin e saktë, shfaqet një sistem i plotë të dhënash dhe fotosh sekrete të cilat nuk shfaqen kurrë në Galerinë e telefonit.
Tiger Text
Edhe pse jo-zyrtarisht një aplikacion për partnerët jo-besnikë, Tiger Text i lejon përdoruesit që ta fshehin atë çfarë shkruajnë, dhe nëse dikush që ju nuk do të donit t’ju telefononte (le të themi, dashnorja/i) tenton t’ju thërrasë në telefon, në këtë moment aplikacioni emeton sinjalin që jepet në rastet kur linja është jashtë shërbimit.
Aplikacioni supozohet të jetë krijuar me qëllim primar përdorimin në biznes por të pa besët e gjetën si më të dobishëm ndryshe.
Fox Private Message
Nëse i kërkoni partnerit tuaj telefonin dhe vëreni se ai apo ajo menjëherë i bën një tundje pajisjes, hapini sytë mirë – ata mund të jenë duke përdorur Fox Private Message, i cili i fshin që të gjitha mesazhet kur telefoni tundet.
Për më tepër, nëse shtoni një kontakt dhe e cilësoni atë si kontakt privat, atëherë çdo mesazh i tij përfundon tek aplikacioni dhe asnjëherë në inbox.
Mos na thoni që nuk ju paralajmëruam!