I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja tha se Prokurori nuk ka prova, pasi nëse do kishte prova Saimir Tahiri do arrestoj në flagrancë. Sa i përket shtyrjes së këshillit të Mandateve për nesër, Manja tha se është ndjekur procedura e rregull.
“Prokuroria e kërkon, por është kuvendi ai që e vendos. Kuvendi ka ndjekur procedurën e rregullt. Prokuroria pati mundësinë të bëjë parashtrimin e kërkesës, por i njëjti standard duhet t’i garantohet edhe palës tjetër. Kuvendi nuk ka pse ngutet kur është në respektuam të rregullores aq më tepër kur jep autorizon për arrestimin e një deputeti.
Procesi penal ka 4 faza, fillimi, hetimi, gjykimi dhe ekzekutimi i vendimit. Jemi në fazën e hetimit. Prokuroria është e lirë të vijojë hetimet. Gjykata vendos standardin e provës, por edhe Kuvendi i kërkon Prokurorisë ku i përligj provat. Nëse prokurori do kishte pasur prova do kishte vendosur arrestimin në flagrancë të Tahirit. Por nuk e ka bërë sepse nuk ka prova. Prokurori ka ardhur dhe tani ja kërkon Kuvendit. Kuvendi nuk ka të drejtë të kërkojë dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova. Përgjimi është mjet kërkimi për prova, por jo provë.”- tha Manja.