Homazhet për shkrimtarin e shquar të letrave shqipe Ismail Kadare do të zhvillohen nesër në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Ceremonia organizohet me protokoll shtetëror nën kujdesin e Kryeministrisë.
Homazhet do të kryhen nga ora 09:00 deri në orën 12:30. Pas këtij momenti, kortezhi do të niset drejt varrezave të Tufinës.
Ismail Kadare u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare më 1 Korrik 2024 pas një arresti kardiak.