Tirana do të zgjohet të mërkurën me temperatura të ftohta që do të zbresin deri në 6 gradë.
E enjtja parashikohet me një stabilitetet të përkohshëm të kushteve të motit, por mëngjesi do të jetë i ftohtë ku temperaturat do të zbresin deri pranë zeros në Veri të vendit.
Dita do të jetë më e ngrohtë ku vlera më e lartë do të arrijë 17 gradë në bregdet dhe në zonën e ulët.
Duke nisur nga e premtja deri në fillimin e javës tjetër do të rikthehet paqëndrueshmëria e motit, pra do të ketë vranësira dhe reshje në të gjithë vendin.
Temperaturat do të jenë me rritje graduale për shkak të masave ajrore të ngrohta nga Mesdheu.