Të dielën 29 mars akrepat e orës do të spostohen një orë përpara, duke qëndruar në fuqi për 7 muajt e ardhshëm.
Sipas statistikave kjo kohë do të ketë benefite të mëdha për të gjithë sistemin, pasi në vitin e kaluar në Tokë u kursyen 505 mln kwh, që përkon edhe më ulje të çlirimit të ndotjes nga dioksidi i karbonit në atmosferë më rreth 250 mijë ton, që përkthehet edhe në kursim ekonomik prej rreth 100 mln euro.
Ekspertët thonë, se përtej gjendjes së jashtëzakonshme që planeti po përjeton, do të ketë një benefit të shtuar për sa i përket atyre të listuara paraprakish Do të ketë natyrisht një reduktim të energjisë elektrike në rangje kombëtare si pasojë e mbylljes së fabrikave e industrive në nivel global.
Ndërsa në nivelin psikologjik, mjekët thonë se ndërrimi i orës këtë vit mund të ndikojë më pak dhe do të jetë më i butë se zakonisht si pasojë e karantinimit. Është mirë të mbahen ritmet e zakonshëm dhe situatat e imponuar nga emergjenca e pandemisë Covid-19 ndikon mjaftueshëm në mosçrregullimin e organizmit në varësi të orareve.