Parlamenti izraelit (Knesset) votoi shpërndarjen e kuvendit pasi kryeministri Benjamin Netanjahu nuk arriti të përmbushë afatin e mesnatës për të formuar një qeveri të re, duke e çuar vendin në një zgjedhje të dytë kombëtare të pa precedentë.
Pas një debati prej 12 orësh, ligjvënësit miratuan një projektligj të Partisë Likud me një votim 74 me 45 për të shpërndarë 21 Knesset dhe për të mbajtur zgjedhje të reja më 17 shtator.
Në fund të votimit, Netanjahu akuzoi kreun e Yisrael Beytenu, Avigdor Liberman, për “zvarritjen e vendit drejt zgjedhjeve të panevojshme”, raporton gazeta “Koha e Izraelit”.
“Liberman kishte thënë se do të më mbështeste si kryeministër, por ai nuk kishte ndërmend ta bënte këtë që nga momenti i parë,” shtoi Netanjahu, i cili e quajti Libermanin “pjesë të së majtës“.