Shumë ekipe teknike ndërkombëtare vazhdojnë intensivisht punën në terren për të përfunduar vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Skuadra e inxhinierëve izraelitë është një prej tyre, që kanë ofruar ekspertizën e tyre për përcaktimin e shkallës së dëmtimit në banesat e prekura nga tërmeti. Ato ndodhen në terren së bashku me inxhinierët shqiptarë dhe po japin udhëzimet e duhura për nisjen e procesit të meremetimit në shumë prej apartamenteve, ku struktura bazë nuk është prekur.
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës, në një prej pallateve, ku dëmet janë plotësisht të rikuperueshme dhe ku skuadra izraelite është prezente me teknologjinë më të përparuar për raste të tilla.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka shprehur solidaritet me popullin shqiptar që në momentet e para pas rënies së tërmetit të 26 nëntorit, ka shpërndarë në rrjetin social “Twitter” videon e sotme të kryeministrit Edi Rama me grupin e ekspertëve izraelitë, të cilët po inspektojnë banesat e prekura nga tërmeti në Durrës, Tiranë dhe zonat përreth.
“Faleminderit kryeministri i Shqipërisë, miku im Edi Rama, për fjalët e ngrohta. Izraeli qëndron pranë Shqipërisë në këtë orë të vështirë”, shkruan kryeministri i Izraelit.
תודה רבה על המילים החמות ידידי, ראש ממשלת אלבניה אדי רמה.
ישראל גאה לעמוד לצידה של אלבניה בשעה קשה זו. 🇦🇱🇮🇱Thank you for your warm words my friend, Prime Minister of Albania @ediramaal.
Israel stands with Albania in this difficult hour. 🇦🇱🇮🇱 pic.twitter.com/pEIPFdogGJ— Benjamin Netanyahu (@netanyahu) December 9, 2019