The New York Times ka bërë një artikull të gjatë për një shqiptar, gangster, që frymëzoi një regjisor për të bërë një film. Si histori, por edhe protagonist të filmit, regjisori bëri pikërisht gangsterin shqiptar.
Një regjisor viziton Bronksin për të kërkuar një histori të vërtetë të jetës reale dhe gjen njeriun e tij kryesor.
Një regjisor viziton Bronksin për të kërkuar një histori të vërtete të jetës reale dhe gjen njeriun e tij kryesor.
Zoti Rezaj, një emigrant 49-vjeçar, familja e të cilit iku nga Shqipëria kur ai ishte i vogël, ka miq dhe bashkëpunëtorë në një rreth të gjerë shoqëror, ku disa prej tyre janë më pak të kujdesshëm ndaj ligjeve shtetërore dhe federale sesa të tjerët.
Në vitin 2016, ai ishte shumë i lumtur që ndihmoi një regjisor të ri që donte të mësonte më shumë për gangsterët shqiptarë. Të dy u takuan në një mënyrë komplet rastësore në një nga klubet që frekuentoheshin nga shqiptarët, zoti Rezaj dhe të tjerët biseduan për kohët e vjetra.
Nëpërmjet këtyre bisedave, regjisori Matthew A. Brown filloi të zhvillonte një histori imagjinare për një gangster shqiptar. Pastaj një ditë, Brown i bëri Rezajt një pyetje të rëndësishme: A dëshironte ai të luante personazhin kryesor?
Tani filmi është kompletuar dhe ka bërë raundet e festivalit edhe pse janë ende në kërkim të një distributori. “Gangsteri shqiptar” nuk ka bërë asnjë trajnim për aktrim dhe ka shpenzuar pjesën më të madhe të jetës duke iu shmangur vëmendjes dhe papritur e ka gjetur veten mes njerëzve të industrisë se filmit.
“Për mua, kjo vjen natyrshëm, atë aq ata donin të bëja unë”, – shprehet Rezaj teksa tymos cigare dhe pi konjak në një nga baret e Bronx.
“Unë u rrita, mund të thuash, në një parajsë gangsterësh“.
Fansat e tij shqiptarë nuk janë të vetmit që e shikojnë. Në “Method Fest Independent Festival” në Beverly Hills, muajin e kaluar, çmimi për aktorin më të mirë u nda mes dy fituesve. Njëri ishte Ethan Hawke që luajti në filmin “Stokholm” dhe i dyti ishte pikërisht ai që po dëgjonte gjithë mosbesim emrin e tij që po lexohej i cili u shqiptua: REZ-AYE. Pra, ishte Rezaj.
E çuditshme është se ai nuk aktron.
“Matt më tha: vepro siç do të bëjë normalisht”.
Kur Rezaj ishte vetëm 6-vjeç, familja e tij u zhvendos në Bronx, pasi familja e tij u largua me shumë vështirësi nga Shqipëria, përmes maleve.
“Ju nuk vini thjesht në Amerikë dhe vendoseni në lagjen më të mirë”.
Ai ishte një fëmijë në rrugë.
Duhet të bëhesh dikush tjetër që të mbijetosh. Duhet të bëhesha ai që rrugët kërkonin.
Ai kujton një moment kur ishte 20-vjeç: “Ishte një mosmarrëveshje trafiku me një punonjës poste. Ai më sulmoi. E pashë atë disa muaj më vonë. Dhe unë i ktheva nderin: Me një shkop bejsbolli”.
Në vitin 1992 u dënua nga gjykata federale për sulm kriminal ndaj një punonjësi federal. U dënua me katër vjet burg.
Pasi doli nga burgu, ai hapi një kafene e më pas disa bare.
Sot Rezaj jeton në Weschester Country me mamanë e tij.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në linkun: Ai është “gangsteri shqiptar”