Edicioni ndërkombëtar i gazetës New York Times u tërhoq nga publikimet e veta dhe kërkoi falje për një karikaturë editoriale që u shfaq në faqet e gazetës dy ditë më parë.
“Një karikaturë politike në edicionin ndërkombëtar të shtypit të The New York Times të enjten përfshinte elemente anti-semite,” shkruante një njoftim i redaktorit.
“Imazhi ishte fyes dhe ishte një gjykim i gabueshëm fakti që e botuam atë”, thuhet në njoftimin e kërkimfaljes.
Karikatura pasqyronte kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu si një qen me një rrip të mbajtur nga Presidenti Donald Trump, dhe antisemitët zakonisht e krahasojnë popullin hebre me qen ose derr. Ngjashmëria e Netanjahut përfshinte yllin e Davidit, dhe Trump shihet duke mbajtur shkop dhe syze dielli, sikur të ishte i verbër.
Përmbajtja e karikaturës shkaktoi zemërim midis avokatëve hebrenj, shumë prej të cilëve vunë në dukje siç thanë ata “rritjen antisemitizmit dhe krimet e urrejtjes në të gjithë vendin”.