Nga Ada e Velipojës në nivelin e tretë të futbollit shqiptar, te gjigantët europianë të Paris Saint Germain. Ky është kapërcimi i jashtëzakonshëm i portierit Gabriel Guri, që firmosi kontratë profesioniste me klubin francez.
Pas Adës dhe Murlanit në Shqipëri, 17-vjeçari luajti te Le Havre në Francë dhe me paraqitjet e atjeshme fitoi mundësinë të transferohej në Paris.
Marrëveshja te PSG u realizua falë ndikimit të ish-yllit të Kombëtares, Edvin Murati, me portierin Guri që fillimisht do të luajë tek ekipi i 19-vjeçarëve.