Pas humbjes së luftës nga Gjermania naziste në 1945, një përballje e re lindi mes Aleatëve të NATO-s të udhëhequr nga SHBA dhe Bllokut Lindor që drejtohej nga Bashkimi Sovjetik.
Për katër dekadat e ardhshme, të dyja palët u përgatitën për një konflikt të armatosur që fatmirësisht nuk ndodhi kurrë. E ashtuquajtura “Lufta e Ftohtë” mori fund pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991, por dekada më vonë gjurmët e makinave të fuqishme të luftës mbeten në të gjithë botën.
Libri i publikuar së fundmi nga Robert Grenville, i titulluar “Vendet e Braktisura të Luftës së Ftohtë”, zbulon shumë prej këtyre relikteve përmes 170 fotografive mbresëlënëse, që përfshijnë nga një varrezë e jashtëzakonshme e aeroplanësh që strehon më shumë se 4,000 avionë në shkretëtirën e Arizonës, deri tek rrënojat e nëndetëseve të bllokuara në akull në Vladivostock.
Mes fotove është dhe një nga bunkerët e ngritur gjatë periudhës së diktaturës nga udhëheqësi i asaj kohe, Enver Hoxha.
“Kur Muri i Berlinit u rrëzua në 1989 dhe Bashkimi Sovjetik u “shemb” dy vjet më vonë, Lufta e Ftohtë mori fund, por ajo ka lënë gjurmët e saj në mbarë globin”, shkruan autori i librit.