Extra Nga Apple, Yahoo, Google e deri te…  prejardhja e emrave të kompanive...

Nga Apple, Yahoo, Google e deri te…  prejardhja e emrave të kompanive të mëdha

Ato janë kompanitë më të fuqishme në botë në fushën e teknologjisë, informatikës e argëtimit.

Ato kanë bërë revolucion, siç është “Microsoft”, “Google”, “Apple”, etj.

Secila prej këtyre në llojin e saj ka sjellë një teknologji gjithnjë e më të përparuar, duke i krijuar lehtësira komunikimi dhe mundësi argëtimi njerëzimit.

Por përveç se ofrojnë shërbime interesante, këto kompani mbartin dhe emra interesantë.

Kështu emrat e kompanive më të mëdha e serioze në botë kanë lindur në mënyra nga më të çuditshmet dhe interesantet.

Kompania “Apple”, e cila është e shquar për krijimin e “IPod”, e ka marrë emrin nga fryti i preferuar i drejtorit që është molla (apple). “Cisco” është shkurtim i qytetit amerikan “San Francisco”.

Por edhe kompanitë e tjera nuk mbeten pas në mënyrën e krijimit të emrave që i përfaqësojnë.

Apple

Historia e emrit të kompanisë që ka krijuar “IPod” është mjaft interesante. Molla (Apple) ishte fruta e preferuar e themeluesit të kompanisë, Steve Jobs (që vdiq nga kanceri). Ai ishte me tre muaj vonesë për regjistruar emrin e biznesit të tij dhe i kërcënoi punonjësit se nëse nuk gjenin një emër deri në orën pesë të mëngjesit, kompania do merrte emrin “Molla” (Apple).

Zara

Fillimisht themeluesi i kompanisë, Amancio Ortega, e emërtoi atë “Zorba”, njësoj si filmi. Por kjo nuk zgjati shumë.

Dyqani i parë, i cili u hap në La Coruña më 1975, ndodhi dy blloqe poshtë nga një bar i quajtur Zorba, raportoi The New York Times. Por  kur pronari i barit i tha Ortegës se ishte shumë konfuze për ta që të kishin të njëjtin emër.

Në fund, Ortega përfundoi duke rregulluar letrat dhe arriti në fjalën më të afërt që mund të dilte siç është dhe sot Zara.

Amazon

Jeff Bezos përfundimisht vendosi ta quante Amazon, si lumi më i madh në botë, dhe madje në logon e kompanisë ai përfshiu një imazh të lumit.

CISCO

Kompania që shet shërbime teknologjike është një shkurtim i emrit të qytetit amerikan “San Francisco”. Sipas një punonjësi të kompanisë, ish-presidenti i saj u frymëzua për emrin dhe logon teksa ecte me makinë dhe pa urën “Golden Gate Bridge” nën perëndimin e diellit. Edhe logoja reflekton urën “Golden Gate Bridge”.

Corel

Emri i kompanisë rrjedh nga themeluesi i saj, Dr. Michael Cowpland. Ndërsa emri “Corel” qëndron për Cowpland Reasearch Library. “Corel” u themelua në vitin 1985 me synimin për të qenë një laborator kërkues. Kompania u përball me një sukses të madh në fillim të viteve ’90 me produktin “Corel Draw” dhe u bë për një kohë kompania më e suksesshme në Kanada.

Google

Emri i kompanisë më të madhe të kërkimit elektronik lindi si një shaka në lidhje me sasinë e informacion që ky “motor kërkues” do të ishte në gjendje të nxirrte. Në fillim ishte “Googol”, një fjalë për numrin 1 të pasuar nga 100 zero. Por kur dy themeluesit ia paraqitën projektin një investitori, ata morën një çek të nënshkruar për “Google”.

Hotmail

Themeluesi, Jack Smith e mori idenë për krijimin e kompanisë, për të hyrë në e-mail nëpërmjet uebit nga një kompjuter kudo në botë. Kur Sabeer Bhatia formoi një plan biznesit për shërbimit e postës elektronike ai provoi gjithë llojet e emrave që mbaronin me “mail” dhe në fund vendosi për “Hotmail” meqë kjo përfshinte shkronjat “html”, gjuha e programit që shkruan faqet e uebit.

Microsoft

Emri i kompanisë është krijuar nga Bill Gates dhe synonte të paraqiste profilin e një kompanie që i dedikohej “Microcomputer Software”. Nga kjo doli “Micro-Soft”. Viza në mes iu hoq disa kohë më vonë. Tashmë “Microsoft” është një kompani me të ardhura vjetore miliardash dollarë e me 76 mijë punonjës në 102 vende të botës.

Motorola

Themeluesi, Paul Galvin vendosi të krijonte këtë emër, kur kompania e tij filloi të prodhonte radio për makina. Kompania më e njohur e radiove në atë kohë quhej “Victrola”. Në fillim të shekullit të XX-të shumë kompani përdornin prapashtesën “ola”. Të tilla ishin “Rock-Ola”, një kompani filmash e quajtur “Moviola” ejt.

ORACLE

Larry Ellison dhe Bob Oats po punonin në një projekt për CIA-n. Emri i kodit për projektin quhej Orakulli (Oracle). Projekti ishte krijuar për të ndihmuar në përdorimin e teknologjisë së re. Pasi projekti përfundoi, Larry dhe Bob vendosën të përfundonin atë që kishin nisur dhe t’ia prezantonin gjithë botës. Kështu lindi kompania “Oracle”.

Sony

Kompania “Sony” e ka prejardhjen nga fjala latine “sonus” që do të thotë tingull dhe nga fjala dialektore amerikane “sonny” që u referohet të rinjve të zgjuar. Kjo kompani gjigande tashmë operon në tre segmente – elektronikë, lojëra, argëtime, shërbime financiare dhe të tjera. Këto e bëjnë “Sony” një prej kompanive të plota në botë.

Yahoo!

Fjala “yahoo” është krijuar fillimisht nga Jonathan Swift, i cili e ka përdorur në librin e tij, “Udhëtimet e Guliverit”. Kjo fjalë përfaqëson një person që është i pështirë në paraqitje dhe në veprime dhe që s’ka pothuajse asgjë njerëzore. Themeluesit, Jerry Yang dhe David Filo e zgjodhën emrin sepse e konsideronin veten “yahoo-s”.

Pepsi

Shpikësi i Pepsit, Caleb Davis Bradham, fillimisht donte të bëhej mjek, por një krizë në familje familjare bëri që ai të largohej nga shkolla mjekësore dhe të bëhej farmacist. Shpikja e tij origjinale, e njohur si “Drink Brad”, është bërë nga një përzierje e sheqerit, ujit, karamelit, vajit të limonit dhe arrëmyshkut. Tre vjet më vonë, Bradham riemërtoi pije të tij, të cilën ai besonte se ndihmon në tretje, tek “Pepsi-Cola”, marrë nga fjalën dyspepsia, që do të thotë dispepsi.

Mc Donalds

Mc Donald është mbiemri i dy vëllezërve, Dic dhe Mac Mc Donalds të cilët kishin një restorant hamburgerësh.

Adidas

Nëse mendoni se Adidas është shkurtimi për “All day i dream about sport”, jeni gabuar. Ajo rezulton se kjo markë është quajtur pas themeluesit të saj, Adolf Dassler, i cili filloi të bënte këpucë sportive kur u kthye nga shërbimi në Luftën e Parë Botërore, sipas LA Times. Emri kombinon me nofkën e tij, Adi, dhe tre gërmat e para të mbiemrit të tij.

Rolex

Hans Wilsdorf, themeluesi i Rolex, kërkonte një emër marke që të mund të thuhej në çdo gjuhë, shkruan Business Insider.

“Unë u përpoqa të kombinoj shkronjat e alfabetit në çdo mënyrë të mundshme,” tha Wilsdorf, “Kjo më dha disa qindra emra, por asnjëri prej tyre nuk tingëllonte fare mirë. Një mëngjes, krejt rastësisht dikush pëshpëriti” Rolex “në veshin tim”.

Starbucks

Në një intervistë me The Seattle Times, bashkëthemeluesi i Starbucks Gordon Bowker tregoi historinë se si ata arritën të gjenin atë emër. Në fillim, ata po kalonin një listë fjalësh që fillonin me “st” sepse ata mendonin se ishin të fuqishëm.

“Dikush në një farë mënyre doli me një hartë të vjetër të minierave të Kaskadave dhe malit Rainier, dhe aty ishte një qytet i vjetër minierash i quajtur Starbo”, tha ai. “Sapo pashë Starbo, më lindi ideja e Starbucks.

Nike

Nike është perëndeshë greke e fitores, Nika.