Bota “Nga aty hyn Djalli”, Papa Françesku: Edhe murgeshat dhe priftërinjtë shohin porno....

“Nga aty hyn Djalli”, Papa Françesku: Edhe murgeshat dhe priftërinjtë shohin porno. Kini kujdes

Papa Françesku ka paralajmëruar seminaristët që studiojnë në Romë ëë të kenë kujdes nga pornografia dixhitale.

“Pornografia është një ves që shikohet nga shumë njerëz, shumë laikë dhe gjithashtu priftërinj dhe murgesha. Djalli hyn nga aty”, tha Papa që theksoi: “Nuk po flas vetëm për pornografi kriminale si ajo e abuzimit të fëmijëve; kjo është një degjenerim, por një pornografi disi ‘normale’. Të dashur vëllezër dhe motra bëni kujdes nga kjo”.

Ai u bëri thirrje të rinjve që t’i përdorin me kujdes edhe rrjetet sociale si një ndihmë për të ecur përpara dhe për të komunikuar dhe jo të humbet kohë në to. Ndërsa e përjashtoi veten nga përdorimi i rrjeteve sociale.

“Unë mendoj se këto gjëra duhet të përdoren, sepse është një përparim shkencor, ato bëjnë një shërbim që të mund të përparojnë në jetë. Të gjitha pajisjet digjitale duhet të përdoren si ndihmë për të ecur përpara, për të komunikuar. Kjo është shumë e mirë. Por të mos humbet shumë kohë. Por edhe të mos i përdorin si mjet për pornografi. Unë nuk i përdor sepse kam ardhur vonë, e dini? Kur u shugurova peshkop, 30 vjet më parë, më dhanë një celular, i cili ishte si një këpucë dhe nuk mund ta përdor”.