Dy shtetas shqiptarë, të cilët u arrestuan nga autoritetet britanike duke rritur kanabis brenda një banesë në zonën e Windsor, janë dënuar me nga dy vite burg secili.
Shqiptarët Amarlid Nezha dhe Gridi Fatia jetonin ilegalisht në Britani dhe u arrestuan në flagrancë teksa kujdesshin brenda një banese me 10 dhoma në rajonin Berkishire.
Policia brenda banesës zbuloi 276 bimë me vlerë rruge 200,000 paund, por prokurori i çështjes shpjegoi se ndërmarrja kriminale në një vit mund të gjeneronte fitime deri në 800,000 mijë paund.
Nezha dhe Fatia kishin paguar disa mijë paund për të shkuar në Britaninë e Madhe dhe kishin punuar si bukëpjekës dhe në ndërtim, deri në momentin kur u dërguan nga trafikantët për të punuar si “kopshtarë”.
Gjyqtarja në Gjykatën Mbretërore të Reading Crown pasi dëgjoi akuzat dhe palën mbrojtëse i dënoi dy shqiptarët me nga 24 muaj burg.
“Duke pasur parasysh natyrën e statusit tuaj në këtë vend, ka të ngjarë që në një fazë të deportoheni”, u komunikoi ajo të pandehurve.