Perandoria Romake është konsideruar nga historianët dhe dijetarët si perandoria më perfekte që ka ekzistuar, me një ekonomi të qëndrueshme, një qeveri të fortë dhe ushtri profesionale vdekjeprurëse. Historia e pasur e Romës është dalluar nga gjeneralët e saj të mëdhenj. Këta janë 7 më të mëdhenjtë.
7 – Flavius Aetius
Flavius Aetius jetoi nga viti 454-396 para Krishtit, një kohë kur Perandoria Romake perëndimore ishte në kaos dhe përballej me kërcënime nga të gjitha anët. Perandoria kishte dëshmuar rritje të shpejtë dhe rënien e disa drejtuesve ushtarakë gjatë dekadës së fundit, me hunët e drejtuar nga lideri brutal Atila që kërkonin të hynin në Itali me ushtritë e tyre. Flavius shërbeu në Gjykatën Perandorake, para se të merrej për tre vjet peng nga Mbreti Alkarik i visigotëve. Këto përvoja e rritën atë ushtarakisht duke i sjellë sukses në vitet e mëvonshme. Në vitin 451 para erës sonë, Flavius fitoi betejën në të cilën ai është i famshëm edhe sot. Atila i etur për pushtet vendosi të sulmojë galët në vendin ku qëndronte Flavius. Por Flavius u bashkua me armikun e tij të vjetër Theodorikun I të visigotëve për t’u ndeshur me Atilan që thuhet se kishte 300 mijë njerëz. Pas një lufte ku të dyja palët pësuan humbje të mëdha, Flavius doli fitimtar me ushtrinë e tij. Një vepër e tillë i dha Flavius titullin “romaku i fundit e i vërtetë”.
6 – Marcus Vispanius Agripa
Agripa jetoi gjatë kohës së gjeneralëve të mëdhenj romakë si Jul Cezari dhe Pompeut, dhe shërbeu në rendin më të lartë dhe më të respektuar të udhëheqësve ushtarakë nën perandorin më të madh të Romës: Cezar Augustit. Agripa ishte një nga miqtë më të mirë të Augustit gjithë jetës së tij të hershme, dhe u ngrit në pushtet me Oktavianin si nipi i adoptuar i Jul Cezarit, dhe u emërua guvernator i Galisë në 39 para erës sonë. Agripa u përshëndet në të gjithë Romën për shuarje e një kryengritje gale, dhe u bë i famshëm për refuzimin e ndihmave që ndikonin në triumfin e tij. Oktaviani pastaj mori kontrollin e Perandorisë Romake, kur Agripa korri fitoren e tij më të famshme, përplasje detare ndërmjet forcave egjiptiane të Mark Antonit dhe Kleopatra VII, betejën e Aktiumit në vitin 31 p.e.s.
5 – Lucius Aemilius Paullus Macedonicus
Lucius ishte dy herë konsull i Romës, përgjegjës për rënien e mbretërisë së madhe të Maqedonisë. Që nga vdekja e Aleksandrit të Madh në vitin 323 p.e.s, Maqedonia ishte e ndarë nga luftërat civile për shkak të faktit se Aleksandri nuk solli asnjë trashëgimtar. Tensionet u shtuan midis Romës dhe Maqedonisë kur në Romë sundonte mbreti Filipi V. Kështu, në vitin 171 para Krishtit, në atë që njihet si Lufta e Tretë e Maqedonisë, Roma dhe Maqedonia ishin në fyt njëri-tjetrit, pasi mbreti Perseu mundi një ushtri romake në betejën e Calycinus. Më vonë atë vit, Lucius i dha goditjen përfundimtare Maqedonisë në betejën vendimtare të Pidnas. Lucius urdhëroi ekzekutimin e 500 ushtarëve maqedonas dhe shumë më tepër i dërgoi në mërgim, para se të plaçkisnin shuma të mëdha parash
4 – Konstandini i Madh
Emri i tij i lindjes ishte Flavius Valerius Constantinus. Ishte djali i Komandantit ilir Constantinus Chlorus. Në vitin 305 ai ishte bashkëperandor. Një vit më pas u bashkua me të jatin në Britani.Konstandini qe perandori i parë romak që mbështeti dhe toleroi krishterimin në perandorinë e tij.
Ai u zhvendos në kryeqytetin romak nga qyteti perëndimor i Romës në qytetin lindor të Kostandinopojës (Stambollit), një qytet që ndodhej në mes të Mesdheut dhe Detit të Zi, dhe në këtë mënyrë lulëzoi si një qendër e madhe tregtare për njerëzit nga e gjithë bota. Kështu, ai është konsideruar si themelues i madh i Perandorisë Lindore Romake (e quajtur edhe Perandoria Bizantine), e cila arriti të jetojë edhe për 1.000 vjet pas rënies së Perandorisë Romake të Perëndimit. Ai ka vendosur sundimin e tij duke mundur Maksentin dhe Licinius gjatë luftërave civile. Gjatë mbretërisë së tij ai udhëhoqi fushata të suksesshme kundër frankëve, Alemanëve, Visigotëve, dhe Sarmatianëve. Ai konsiderohet si një prej perandorëve më të mirë të Perandorisë Bizantine.
3 – Gnaeus Pompeius Magnus
I njohur thjeshtë me emrin Pompeu, ai ka jetuar në vitet 106-48, duke përjetuar shumë luftra e pushtime gjatë jetës së tij. Me ndihmën e Pompeut, Lucius Cornelius Sulla u kthye në Romë nga fushatat e suksesshme kundër mbretit Mithidates, duke u ndëshur me familjen e fuqishme Marian për kontrollin e Italisë në një luftë civile. Sulla mori kontrollin e plotë të Romës dhe e shpalli veten diktator për jetë. Sulla ishte i impresionuar me punën e Pompeut, dhe gjatë dekadave, ai luftoi në fushata të suksesshme – e para nga të cilat në Sicili dhe në Afrikë në vitet 82-81 para Krishtit. Ai siguroi Sicilinë dhe arriti të sillte një furnizim të madh të grurit në Romë. Pompeu u shpall Pernador nga ushtarët e tij besnikë dhe i kërkuan Sulla-s t’i jepte Pompeut titullin “Pompeu i Madh”.
2 – Publius Cornelius Scipio Africanus
I ashtuquajturi Scipio jetoi në vitet 236-186 para Krishtit dhe është konsideruar si një nga gjeneralët më të mëdhenj në të gjithë historinë. Pas bashkimit të tij me ushtrisë romake në moshë të re gjatë Luftës së Dytë të pabesë kundër Kartagjenës dhe e udhëhequr nga Hanibal Barka, Scipio u zotua se do të marrte pjesë në luftë deri në fund. Ai shërbeu me dallim dhe veçanërisht arritë të mbijetojë në betejat e Ticinus, Trebia dhe Cannae. Scipio shpëtoi jetën e babait të tij kur ai ishte 18 vjeç. Besnikëria e Scipio për të arritur fitoren romake ishte aq e fortë sa, gjatë një konference në të cilën liderët e Romës ishin mbledhur për të diskutuar mundësinë e dorëzimit, Scipio vrapoi në dhomë, duke thënë se ata kurrë nuk duhet të dorëzoheshin. Scipio fitoi respekt të madh për sjelljen e tij të përulur ndaj të burgosurve, dhe në një rast, pasi i ofruan një grua të bukur si pre e luftës, ai u fejua me të. Në vitin 205 p.e.s Scipio-s iu dha titulli i konsullit dhe u kthye në Afrikë për të rifilluar fushatën e tij kundër kartagjenasve, në të cilën ai luftoi betejën e tij më legjendare dhe më të famshme: Zama.
1 – Jul Çezari
Jul Çezari është ndoshta romaku më i famshëm që ka jetuar ndonjëherë. Ai ishte një politikan i shkëlqyer, shkrimtar, burrë shteti, dhe natyrisht, një gjeneral gjeni ushtarak absolut, dhe më legjendari i gjithë Romës. Çezari lindi në vitin 100 p.e.s. Në një familje fisnike dhe u bashkua me ushtrinë në vitin 85, pas vdekjes së papritur të babit të tij. Çezari mbeti pothuajse i vrarë në të 20-tat e tij kur Sulla u bë diktator i Romës në vitin 82. Ai filloi të eliminonte shpejt armiqtë e tij me ekzekutimi dhe Çezari ishte kundër politikave të tij, gjë që e detyroi të largohej nga Roma, kohë gjatë së cilës u sëmur nga malaria, që pothuajse desh e vrau. Cezari u kthye në Romë pas vdekjes së Sullas në vitin 78, shpejt duke u bërë jashtëzakonisht popullor, e duke mbajtur lojëra gladiatorësh për publikun. Ai u emërua në postin e drejtuesit të konsujve, për të pestën here. Po të njëjtin vit, ai u bë diktator i përjetshëm dhe vendosi të merrte një fushatë kundër Parthias, rreziku i vetëm për kufijtë e Romës. Fuqia e tij diktatoriale, kishte ngjallur papëlqyeshmëri dhe ishte kritikuar rëndë nga armiqtë e tij.
Kundrejt Çezarit u realizua një komplot, prej vetë miqve dhe mbrojtësve te tij. Këtu mund të përmendim Cimber, Casca, Cassius, dhe Marcus Junius Brutus. Më 15 mars të vitit 44, ai u godit me thikë, për vdekje, në dhomën e senatit. Në testament, Çezariia linte gjithçka nipit të tij 18 vjeçar, Octavianit më vonë i njohur si August.
Çezari ka qene gjithmonë një prej figurave më kontradiktore historike. Ndjekësit e tij kishin parë tek Cezari, mbrojtësin e te drejtave të njeriut, kundrejt një oligarkie. Armiqtë e tij e kishin parë Cezarin, si një demagog ambicioz, i cili e fitoi me force rrugën e tij drejt fuqisë diktatoriale dhe shkatërroi republikën. Ai ishte i shkëlqyer në luftë, oratori dhe si drejtues shteti./History Channel/