Jo vetëm gola, por edhe shumë objektiva të tjerë. Leo Mesi kërkon të bëjë histori me fanellën e Barcelonës dhe atë të Argjentinës. Sipas gazetës “Mundo Deportivo”, kapiteni katalanas ka 5 sfida në të ardhmen dhe kërkon që t’i kalojë me sukses. Nga Champions-i te Kupa e Amerikës dhe një tjetër “Top i Artë”…
600 gola
Pasi shënoi 400 gola në 435 ndeshje në La Liga, Mesi është shumë pranë një tjetër rekordi në të gjitha kompeticionet. Ai ka shënuar 575 gola në 659 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Kërkon të shënojë 600 me fanellën katalanase.
I pari
Leo Mesi do të kërkojë të jetë i pari në të gjitha ligat dhe klasifikimet e bëra në histori. Çeku Hozef Biçan ka shënuar 500 gola në Çekosllovaki në vitet 1937-1955. MekGrori ka arritur 410 në Skoci në vitet 1992-1938 dhe Stepjan Bobek ka shënuar 403 në vitet 1945-1958 në Jugosllavi.
Champions
Në trofeun “Gamper” e bëri të qartë përpara tifozëve që është viti i duhur për t’u rikthyer te fitorja e Ligës së Kampionëve. Pas tri vitesh që Barcelona ka dështuar në çerekfinale. Pas largimit të Ksavit dhe Iniestës, Leo Mesi mund të bëhet lojtari i parë me fanellën katalanase. Pike ka ngritur katër, por një me fanellën e Junajtid.
Kupa e Amerikës
Në Argjentinë mendojnë se Leo Mesi do të rikthehet të luajë me kombëtaren për të fituar Kupën e Amerikës. Ndoshta “Pleshti” do të jetë gati për duelin miqësor që Argjentina do të luajë në 25 mars kundër Venezuelës në “Vanda Metropolitano”.
“Topi i Artë”
“Gjeniu” argjentinas nuk ka arritur të fitojë “Topin e Artë” prej 3 sezonesh dhe të pestin e ka arritur në vitin 2015. Ronaldo e ka barazuar dhe Leo kërkon të shkojë gjashtë “Topa të Artë”.