Shëndet Nga dieta te sporti, Jennifer Aniston zbulon sekretet e fizikut të saj...

Nga dieta te sporti, Jennifer Aniston zbulon sekretet e fizikut të saj seksi

Jennifer Aniston është sigurisht një prej grave më të admiruara në Hollivud. Simpatike dhe gjithnjë e qeshur, aktorja u zgjodh nga revista “People” si gruaja më e bukur në botë dhe ka pasur në krahun e saj dy burra të bukur, Brad Pitt fillimisht dhe Justin Theroux tani.

Por cilat janë sekretet që fshihen pas formës së saj plot vitalitet në moshën 47-vjeçare? Natyrisht ajo ka qenë e favorizuar nga “Nëna Natyrë”, por Jennifer Aniston i kushton rëndësi të veçantë sportit dhe një diete të ekuilibruar.

Ha shumë fruta dhe perime bio

Jennifer Aniston ka thënë se konsumon “sa më shumë fruta të jetë e mundur dhe perime bio”, si dhe konsumon sa më pak sheqer.

Pi shumë ujë

E rëndësishme për trupin tonë sigurisht që është marrja e shumë lëngjeve, sidomos ujit.

Nuk anashkalon vaktet

Sipas aktores, sekreti i vërtetë i një mendje të shëndoshë në një trup të shëndetshëm është një dietë e ekuilibruar, e cila gjithmonë ofron marrjen e të gjitha vakteve kryesore të ditës, në veçanti të mëngjesit.

Mëngjesi i aktores

Jennifer Aniston e fillon ditën me një gotë me ujë të ngrohtë me limon, i cili ka një funksion antioksidant dhe pastron zorrët, të cilën e ndjek me një frulatte me bajame, banane dhe qershi, ose me pluhur kakao. Kur ka nevojë për një mëngjes me kripë, Jennifer nuk heq dorë nga veza.

Dreka dhe darka e saj

Në drekë dhe darkë, Jennifer Aniston konsumon ushqime me bazë perimet, duke shmangur karbohidratet. Ndër pjatat e preferuara të aktores është sallata “quinoa” e bërë me avokado, kastravec, domate dhe majdanoz. Preferon shumë mollët.

Ushqimi i saj i preferuar janë makaronat alla karbonara.

Edhe pse në përpjekjen e saj të përditshme për të minimizuar përfitimin e karbohidrateve, në fundjavë ka tendencë për të bërë disa përjashtime nga rregulli. Makarona dhe ushqim meksikan, sidomos “patate të skuqura në shtëpi”, janë ndër ushqimet e saj të preferuara.

Stërvitet vazhdimisht

Përveç dietës së ekuilibruar, Jennifer Aniston bën shumë sport. Aktorja stërvitet pesë ditë në javë dhe praktikon vrapin dhe jogën. Mëngjesin e nis me një seancë meditimi 10-20 minuta para se të hajë. Pas mëngjesit, me ndihmën e një trajneri personal, Jennifer shkon në klasën e spin-joga për 30 minuta dhe pastaj bën joga dhe për dyzet minuta. Pas jogës aktorja shkon në palestër për t’u ushtruar, bën biçikletë dhe pajisje kardiovaskulare.