Sport Nga Franca: Messi-Psg, arrihet marrëveshja për rinovimin. Detajet

Nga Franca: Messi-Psg, arrihet marrëveshja për rinovimin. Detajet

Leo Messi në Paris edhe për sezonin e ardhshëm? E mundshme, madje për gazetën franceze ‘Le Parisien’ marrëveshja është mbyllur. “Pleshtit” i përfundon kontrata në verë dhe në “Camp Nou” shpresojnë rikthimin e idhullit të tyre, por kampioni i botës nuk do largohet nga Parisi.

Le Parisien raporton se drejtuesit e PSG-së kanë gjetur gjuhën e përbashkët me babanë e Leos, njëkohësisht agjenti i tij, për të rinovuar deri në verën e vitit 2024. “Do të vendos për të ardhmen pas Kupës së Botës”, u shpreh 35-vjeçari përpara fillimit të Botërorit.

E përditshmja franceze shkruan se bisedimet kanë nisur prej kohësh dhe marrëveshja e rinovimit me një tjetër vit u arrit në mesin e Botërorit Katar 2022. Familja është përshtatur për mrekulli në kryeqytetin francez dhe PSG i mundëson yllit argjentinas garimin në nivele të larta.

Pasi realizoi ëndrrën për të fituar Kupën e Botës me Argjentinën e tij, Messi synon t’i dhurojë PSG-së edhe trofeun e parë të Champions League. Skuadra e Galtier do të përballet me Bayern Munchen për një biletë mes tetë ekipeve më të mira europiane.