Italia urdhëroi futjen e vendit në një karantinë të pjesshme kombëtare nga 24 dhjetori deri ne 6 janar. Shkak u bë rritja e numrit të vdekjeve, por edhe infektimeve, por sipas kryeministrit Guiseppe Konte lëvizjet për festat e fundvitit mund të ndihmonin në përhapjen e virusit.
Dekreti i ri vendos kufizime të rrepta në lëvizjet gjatë festave dhe fundjavave. Vizitat te miqtë do të lejohen në ditë të caktuara, por jo më shumë se 2 persona. Nuk do të lejohen dreka Krishtlindjesh në restorante, por do të jetë i hapur shërbimi katering.
Për të zbutur goditjen që ka marrë sektori i bareve dhe restoranteve qeveria ka vënë në dispozicion 645 milionë euro ndihma. Dekreti lejon daljet nga shtëpia vetëm për punë, arsye shëndetësore dhe gjëra të domosdoshme si blerja e ushqimeve ose shkuarja në farmaci. Në 4 ditë jave dyqanet e tjera do të jenë të hapura për biznes deri në orën 21:00 ndërsa do të mbetet në fuqi shtetrrethimi nga ora 22 e mbrëmjes deri në orën 5 të mëngjesit.
Italia nuk është e vetmja në Evropë që shtrëngon masat për festa. Nga bllokimi i përgjithshëm që prej 16 dhjetorit në Gjermani te kufizimet e përshtatura për secilin rajon në Spanjë. Nga ora e ndalimit francez te mbyllja e restoranteve dhe dyqaneve në Zvicër, deri në bllokimin e përgjithshëm i cili në Austri do të fillojë nga 26 Dhjetori. Po ju sjellim rregullat që vendet e tjera kanë vendosur për të parandaluar infeksionin nga Covid-19 me rastin e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Gjermani – Bllokimi i përgjithshëm ka qenë në fuqi që nga 16 dhjetori. Rregulli i takimeve private parashikon një maksimum prej pesë personash nga jo më shumë se dy familje, përjashtohen fëmijët deri në 14 vjeç. Nga 24 deri më 26 dhjetor do të jetë e mundur të ftoni në shtëpi deri në katër të afërm dhe bashkëjetues të shkallës së parë. Meshat mund të festohen por mbajtja e maskës dhe distancomi janë të detyrueshme. Ndalohet shitja e fishekzjarreve.
Spanjë – Çdo rajon mund të miratojë masat që i konsideron të përshtatshme, brenda kufijve të vendosur nga ligjet kombëtare. Në Valencia nuk lejohen vizitat nga të afërmit që jetojnë në rajone të tjera. Në Madrid nga 23 dhjetori deri më 6 janar një maksimum prej 6 personash (përfshirë fëmijët) që i përkasin dy familjeve mund të drekojnë ose darkojnë së bashku. Shtetrrethimi në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri zgjatet nga mesnata në 1.30 të mëngjesit. Në Katalonjë lejohet deri në 22:00 darka në festat zyrtare, lëvizje e reduktuar nga 21 dhjetori në 11 janar. Nuk mbyllen baret dhe restorantet edhe nëse duhet të respektojnë afatet.
Francë – Që nga 15 dhjetori, Franca ka dalë nga bllokimi, por ora e ndalimit mbetet nga 20:00 në 60 përjashtim ka vetëm për mbrëmjen e 24 dhjetorit, por jo për datën 31 dhjetor. Lejohet një maksimum prej gjashtë të rriturish në tryezë. Restorantet, baret, kinematë, teatrot dhe muzetë janë të mbyllura.
Zvicër – Restorantet, palestrat dhe qendrat sportive mbyllen nga e marta dhe për një muaj. Kapaciteti i zvogëluar për dyqanet që do të duhet të mbyllen në orën 19:00. Pistat e skive mbeten të hapura. Për darkat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri lejohen deri në dhjetë persona, përfshirë fëmijët, që vijnë nga vetëm dy familje.
Austri – Nga 26 dhjetori, Austria do të kthehet për herë të tretë në bllokimin total me bare dhe restorante të mbyllura, si dhe dyqane, përveç atyre thelbësore. Një shfaqje masive është planifikuar për 16 dhe 17 Janar. Vetëm ata që janë negativë do të jenë në gjendje të dalin nga shtëpia më 18 janar. Kush nuk dëshiron t’i nënshtrohen testit të shpejtë do të duhet të qëndrojnë në karantinë për një javë tjetër. Shkollat gjithashtu do të qëndrojnë të mbyllura deri më 18 janar. Vendpushimet e skive, tani të mbyllura, mund të rihapen më 24 dhjetor.