Droni edukues ka vijuar monitorimet në zonat bregdetare, duke filluar nga gjiri i Lalzit deri në Ksamil.
Policia e Shtetit thotë se “Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me sektorët e Policisë Rrugore në qarqe, gjatë ditëve të fundit, ka konstatuar nëpërmjet dronit, në akset rrugore në zonat bregetare dhe ka ndëshkuar 2630 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara, shkelje kjo me rrezik të lartë për përfshirje në ngjarje rrugore”.
Policia Rrugore apelon për respektim të rregullave të qarkullimit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Një reagim e pati edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
“Kush mendon se mund të parakalojë gabim, apo të shkelë në një formë tjetër rregullat e qarkullimit rregullor, duhet ta dijë se Policia e Shtetit po ju sheh edhe nga lart”, shkruajti Balla në një postim në rrjetet sociale.