Aktualitet Nga grabitja e taksistit, rrahja e kunatit tek aksidentet, 7 të arrestuar...

Nga grabitja e taksistit, rrahja e kunatit tek aksidentet, 7 të arrestuar në Tiranë

Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka vënë në pranga 7 persona në 24 orët e fundit për vepra të ndryshme penale.

Policia ka arrestuar shtetasin M. S., 28 vjeç, i cili dyshohet se duke qenë pasagjer në një taksi, nën kërcënimin e një mjeti prerës, i ka vjedhur një shumë parash drejtuesit të taksisë.

Ndërkohë, në pranga është vënë edhe shtetasin Sh. P., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatit të tij për motive ende të paqarta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin M. P., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka përndjekur të dashurën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– M. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se duke qenë pasagjer në një taksi, nën kërcënimin e një mjeti prerës, i ka vjedhur një shumë parash drejtuesit të taksisë;

– P. Zh., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në një stacion autobusi, ka tentuar ti vjedhë portofolin një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Sh. P., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatit të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin S. D., 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal, me detyrë drejtues teknik në një firmë për prodhimin e lëndëve piroteknike. Ditën e djeshme, në ambientet e punës, i ka plasur një kapsollë në dorë, shtetases V. K., 46 vjeçe, punonjëse pranë kësaj firme. 46-vjeçarja si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– A. K., 18 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan penalisht shtetasit K. K., 50 vjeç, dhe Sh. V., 22 vjeç, banues në Kamëz. Ditën e djeshme, rreth orës 11:10, në rrugën “Linxheria”, shtetasi A. K., duke drejtuar mjetin është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin Sh. V., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas largimit të tij është paraqitur në vendngjarje, shtetasi K. K., (babai i shtetasit A. K.), i cili ka deklaruar se ka qenë ai duke drejtuar automjetin. Si pasojë e aksidentit mes dy mjeteve, është dëmtuar shtetasi F. P., 30 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve;

– Zh. D., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Hyundai”, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen R. A., dhe më pas me mjetin me drejtues shtetasin B. F., dhe mjetin me drejtues shtetasin K. R. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Më datë 22.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas”, njofton policia e kryeqytetit.