Kur talebanët morën kontrollin e kryeqytetit të Afganistanit, Kabul, posterat reklamuese jashtë salloneve të bukurisë që shfaqnin gra me veshje nusërie u shkatërruan. Sallonet rreth qytetit u mbyllën gjithashtu. Çdo biznes që është kundër rregullave strikte të talebanëve nuk e dinë akoma fatin e tyre, nëse do të hapen apo jo.
Afsoon (jo emri i saj i vërtetë) e cila është një grimiere po fshihet dhe ka përshkruar për BBC se sa rëndësi ka industria e bukurisë për gratë afgane dhe sesi i gjithë targeti femëror përjetoi ndjesinë e të të marrit diçka të vlefshme nga ti. Ashtu si çdo vajzë tjetër, Afsoon e konsideron veten moderne sepse i pëlqen make-up, media sociale dhe ka ambicie për karrierë.
Pasi përmbushi ëndrrën e saj për t’u bërë një make-up artiste e suksesshme në një sallon që binte në sy falë posterave me gra magjepsëse dhe elegante që reklamonin bukurinë, dukej sikur çdo gjë i ishte kthyer normalitetit.
Salloni ku punonte ishte i mbushur me njerëz që ndryshonin nga mjekët tek gazetarët, nga këngëtarët dhe yjet e televizionit e deri tek nuset që përgatiteshin për ditën e tyre të madhe.
Por, kur e morën në telefon për t’i thënë të mos vinte në punë nuk arriti të besonte që rrugëtimit të saj i kishte ardhur fundi. ‘Ka mbaruar. Është koha për t’u fshehur’, i tha vetes.
Gratë nën presionin e talebanëve janë të detyruara të mbulohen dhe t’u binden rregullave strikte që ndrydhin të drejtat e tyre. Prandaj e tmerruar thotë: ‘Gratë si unë jemi targeti i talebanëve’.
Që në momentin që talebanët morën pushtetin, vitet e saj të punës së palodhur përfunduan në një ditë. Tani ajo dhe shumë vajza të tjera që nuk mundën të largoheshin në një vend tjetër dhe nën udhëheqjen e talebanëve do detyrohen të heqin nga ëndrrat e tyre.
Prandaj, në intervistën për BBC ajo nuk ka zgjedhur të flasë për të ardhmen, por ka zgjedhur ta mbyllë intervistën me fjalët: “I dua gratë. Doja të punoja dhe të ndërtoja hapësira ku gratë mund të ishin të lira dhe të shkëlqejnë. Ne mund të pushojmë në një vend larg burrave.”