Një 50-vjeçar shqiptar është dënuar me 2.8 vite burgim nga një gjykatë angleze të Britani të Madhe për kontrabandë të emigrantëve shqiptarë.
Eduard Muçaj u shpall fajtor për kontrabandën e disa emigrantëve shqiptarë përmes një jahti të nisur nga Holanda me destinacion Britaninë e Madhe.
Udhëtimi i tyre filloi 9 gushtin e vitit të kaluar, kur mjeti lundrues jaht në gjendje jo të mirë teknike dhe pa mjetet e emergjencës, u nis Den Oever në Holandë me destinacion Britaninë e Madhe. Në mesin e emigrantëve shqiptarë ishte edhe një fëmijë 8 vjeç.
Autoritetet holandeze njoftuan kolegët britanikë për jahtin me emigrantë pasi Eduard Muçaj nuk po përgjigjej në radio dhe shkëputi kontaktet me portin.
Dy ditë më vonë, pranë ujërave territoriale britanike, mjeti lundrues u kap nga rojet bregdetare të Britanisë së Madhe. Autoritetet zbuluan brenda jahtit një duzinë me emigrantë shqiptarë, mes të cilëve edhe 2 persona që kishin më parë urdhra deportimi dhe ndalim për të hyrë në Britani.
Të gjithë emigrantët ishin pa jelekë shpëtimi, përveç kontrabanduesit Eduard Muçaj.
Autoritetet e konsideruan tepër të rrezikshëm këtë udhëtim, pasi jahti ishte i tejmbushur 3 herë mbi kapacitetin, me probleme teknike në motor dhe pa asnjë jelek shpëtimi udhëtoi për 2 ditë nga Holanda drejt Anglisë.
Muçaj u arrestua menjëherë për kontrabandim të emigrantëve, ndërsa sot u dënua me 2 vite e 8 muaj burgim.