Enkelejd Alibeaj ka thërritur sot një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për të diskutuar emrat që do të propozohen për postin e Presidentit të Republikës, në raundin e dytë të votimit në Parlament.
Brenda grupit parlamentar të PD emrat që do të diskutohen janë Dritan Demiraj, ish-ushtarak dhe ish-ministër të Brendshëm në qeverinë teknike të dalë nga marrëveshja e 17 majit 2017, Visar Zhiti, ish-ministër i Kulturës, ish-Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, si dhe ish-deputetja demokrate, Majlinda Bregu.
Ndërkohë, mësohet gjithashtu se Fatmir Mediu dhe Agron Duka kanë propozuar emrin e Dashamir Shehit për postin e Presidentit.