Nuk duhet të jetë surprizë fakti që 2020 ishte një vit me intensitet kozmik. Edhe pse 2021 do të ketë trazirat e veta qiellore, ky vit premton të sjellë frymëzim dhe shpresë për të gjithë ne.
2021 jo vetëm që do të na sjellë të gjithëve mendime të reja, por edhe do të bashkojë vendet në të gjithë globin.
Dashi
Një nga sfidat më të mëdha që do të hasni këtë vit është siguria juaj. Mos u shqetësoni – nuk është domosdoshmërish një gjë e keqe.
Një nga çështjet ku do të testoheni, ka të bëjë me grupin tuaj shoqëror, dhe datat më të rëndësishme janë 17 shkurt, 14 qershor dhe 24 dhjetor. Largimi nga disa të njohur do të jetë e vështirë, por do të jetë diçka e domosdoshme gjatë eklipseve në maj, qershor dhe dhjetor.
Lajmi i mirë është se sapo të kalojnë këto sfida, do të jeni të rrethuar me pozitivitet falë pozicionit të Venusit 26 Mars; kjo do të formojë një pozicion magjik me Diellin në shenjën tuaj dhe do të sjellë lajme të mira.
Venusi do të kalojë në retrogradë në 19 dhjetor dhe do të qëndrojë aty deri në fillim të 2022, duke iu sjellë mundësi të mira financiare.
Demi
Ky vit do të ketë shumë ndryshime për shenjën e demit. Ndryshime që mbase nuk do të jeni të gatshëm t’i pranoni, por do të duhet të bëni.
Saturni dhe Urani që ndodhen në shenjën tuaj në 17 shkurt, 14 qershor dhe 24 dhjetor do të sjellin mundësi të mëdha për karrierën. Dita më e bukur e vitit 2021 do të jetë data 13 korrik, kur Venusi dhe Marsi do të bashkohen, duke ju bërë të ndiheni kokë e këmbë të dashuruar.
Eklipsi i Hënës, në 19 nëntor, do të jetë një mënyrë e mirë për tu afruar më tepër me partnerin duke ju mbushur me dashuri edhe gjatë 2022.
Binjakët
Ky vit supozohet të jetë një nga më të rëndësishmit për binjakët. Çështja e vetme që mund të shqetësoheni është fakti që nuk dëshironi të jeni në qendër të vëmendjes.
Për fat të mirë, Jupiteri do t’ju ndihmojë, kur të kalojë të Peshqit nga 13 maj deri më 28 korrik dhe nga 28 dhjetor deri në vitin e ri.
Gjatë kësaj kohe, do të keni arritje të mëdha dhe të reja profesionale dhe do të fitoni besimin e duhur për të qenë në qendër të vëmendjes. E vetmja kthesë është që Merkuri ndodhet në prapa vijë nga data 29 maj deri më 22 qershor duke ju bërë të ndiheni të pasigurt për hapat e ardhshëm. Të gjitha eklipset në 2021 do tju bëjnë më të ftohtë, të lini pas marrëdhënie të ngushta dhe situata që nuk funksionojnë më për ju.
Gaforrja
Duket sikur ky vit do t’ju sjellë shumë siguri dhe nuk do të lejoni askënd ose asgjë të pengojë rrugën tuaj të suksesit. Venusi, në 26 mars, do të sjellë mundësi pune shumë të mëdha për ju.
Kozmosi do tju sigurojë një rritje të frytshme të pagës në 13 Korrik, kur Afërdita dhe Marsi lidhen në sektorin financiar të shenjës tuaj. Mundësitë duken të pafundme kur Jupiteri hyn tek Peshqit nga 13 maj deri më 28 korrik dhe më 28 dhjetor.
Vetëm kini kujdes që të ruani balancën tuaj në përpjekjet profesionale dhe personale.
Luani
Lidhni rripin e sigurimit: 2021 do të jetë një udhëtim i vështirë. Viti fillon me energji të mëdha në fushën e dashurisë nga 30 janar deri më 21 shkurt.
Ndërsa jeni kokë e këmbë e dashuruar, një ish juaj do të nxisë të gjithë dramën; kini kujdes nga një trekëndësh dashurie që do të shfaqet.
Në fushën e karrierës do të arrini shumë gjëra të mëdha dhe të papritura gjatë gjithë vitit, veçanërisht në datat 14 shkurt, 14 qershor dhe 24 dhjetor dhe 13 korrik. Një mundësi unike profesionale do të jetë gjatë eklipsit të hënës më 19 nëntor.
Virgjëresha
Puna do të jetë kryesore për ju këtë vit , pasi do të përfshiheni në një projekt dinamik profesional. Eklipset në maj, qershor dhe dhjetor do të ju ndihmojnë të rriteni në fushën profesionale.
E vetmja pengesë për vitin tuaj të suksesshëm është se do të duhet të gjeni ekuilibër në jetën tënde dhe t’u jepni më shumë prioritet kujdesit ndaj vetes. Ju nuk mund ta sundoni botën si një tjetër Virgjëreshë si Beyonce nëse stresoheni 24/7.
Dashuria është një tjetër moment i rëndësishëm i vitit 2021; do të doni t’i jepni gjithçka për një person, kur Jupiteri të kalojë te Peshqit në 13 maj deri në 28 korrik dhe përsëri nga 28 dhjetor – duke i dhënë 2021 fundin që keni ëndërruar.
Peshorja
Paqja do të jetë pika kryesore për ju këtë vit, duke u kujdesuar madje më shumë për mirëqenien e personave të tjerë se sa për veten tuaj.
Gjatë periudhës së verës, do të filloni të ndiheni sikur po u jepni shumë kohë personave në rrethin tuaj shoqëror. Kjo do t’ju bëjë të kërkoni më shumë vëmendje nga njerëzit përreth.
Shprehini këto ndjenja në korrik, para se Hëna të zhvendoset mbi shenjën tuaj , duke ju bërë të vini re çështje të ndryshme bazuar në marrëdhëniet tuaja duke filluar nga 27 shtatori deri më 23 tetor. 2021 përfundon me Venusin që ju shtyn të rivlerësoni nevojat tuaja thelbësore me 19 dhjetor.
Akrepi
2021 është viti i reflektimit! Duke qenë se ju njiheni për emocionet tuaja intensive, kushtojini vëmendje eklipsit hënor të 19 nëntorit, pasi do të doni të ringjallni një dashuri të mëparshme ose t’i jepni më shumë dashuri marrëdhënieve ekzistuese.
Lëvizja e Jupiterit tek peshqit nga 13 maj deri më 28 korrik dhe më 28 dhjetor do ta bëjë kreativitetin dhe romancën magjike; ku do të jeni të prirur edhe të ndërmerrni më shumë rreziqe.
Lidhja e Venusit dhe Marsit në sektorin e karrierës në 13 korrik do t’ju shtyjë të shpallni një aleancë të vështirë profesionale, e cila do të tronditë botën tuaj për mirë. Datat më të rëndësishme do të jenë në 14 shkurt, 14 qershor dhe 24 dhjetor.
Shigjetari
Dashuria nuk do të jetë prioritet në 2021. Por me 26 mars, do të keni një mundësi njohjeje argëtimi dhe romancë.
Hyrja e Jupiterit te peshqit nga 13 maj deri më 28 korrik dhe 28 dhjetor e tutje do t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt në lidhje me marrëdhëniet me të tjerët. Lidhja me të tjerët përmes një praktike shpirtërore si joga virtuale dhe meditimi do t’ju ndihmojë të fitoni besimin në vetvete.
Bricjapi
2020 ishte një vit jashtëzakonisht intensiv shenjën e bricjapit.
Pas një viti emocional dhe ndryshimesh të mëdha në jetën tuaj, ju tani do të përqendroni energjitë tuaja në çëshjet e vetëbesimit.
Dhe paralajmërimi i vetëm është se Saturni dhe Urani do t’ju shtyjë të merreni me ndjenjat e të kaluarës.
Data më të rëndësishme janë 14 shkurt, 14 qershor dhe 24 dhjetor. Gjatë 2 eklipseve do të kuptoni gabimet tuaja dhe do të kërkoni falje. Kjo do t’ju ndihmojë për tu ndjerë më mirë me veten dhe sigurisht do të jetë si një urë për të rritur vetëbesimin e humbur gjatë 2020.
Ujori
Gjatë vitit 2021, duhet të ndaloni të jeni i ashpër me veten. Por Jupiteri dhe Saturni do të ju ndihmojnë të kaloni këtë situatë, e cila ju ka munduar prej kohësh.
Datat më të rëndësishme do të jenë: 14 shkurt, 14 qershor dhe 24 dhjetor dhe 19 nëntor. Për fat të mirë, eklipset në maj dhe dhjetor do t’ju sjellin lajme të nevojshme nga miqtë tuaj. Ata do t’ju ndihmojnë, do ju udhëzojnë dhe të qëndrojnë pranë jush gjatë gjithë vitit.
Peshqit
Gjendja juaj shpirtërore do të ketë prioritet këtë vit, duke bërë që përpjekjet tuaja profesionale të kalojnë në plan të dytë. Eklipset në maj dhe dhjetor do t’ju shtyjnë t’i kushtoni më shumë vëmendje se kurrë shtëpisë dhe familjes suaj.
Kur Jupiteri të afrohet me shenjën tuaj të Diellit nga 13 maj deri më 28 korrik dhe pastaj përsëri në 28 dhjetor, do të keni korrur sukses në të gjitha marrëdhëniet ndër personale.
Kjo do t’ju ndihmojë t’ia dilni mbanë gjatë të sezonit të eklipsit në pranverë pavarësisht vështirëve të momentit.
Gjatë ditëve të fundit të verës dhe vjeshtës, do të hidhni pas të shkuarën dhe do të kuptoni se shtëpia është vendi ku është edhe zemra gjatë 2021.