Politika Nga katastrofat natyrore te lëvizja e lirë, marrëveshjet e nënshkruara nga Rama,...

Nga katastrofat natyrore te lëvizja e lirë, marrëveshjet e nënshkruara nga Rama, Vuçiç dhe Zaev

Në fund të Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal, të mbajtur në Shkup, ku të pranishëm ishin liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, u nënshkruan edhe disa marrëveshje.

Marrëveshja e parë e nënshkruar ka të bëjë me rastet e katastrofave natyrore për gatishmëri për të mbështetur shtetet, për ndihmë të ndërsjellët.

Memorandum mirëkuptimi për lehtësimin e importit dhe të eksportit, të eliminohen barrierat në kufij, për bashkëpunim të përmirësuar ekonomik.

Memorandumi për tregun e fuqisë së punës, të lehtësohet qarkullimi i njerëzve, të lehtësohet procesi i dhënies së lejeve të punës për qëndrim të përkohshëm.