SPAK ka paraqitur prova shkresore në seancën e radhës në procesin ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Alfred Belerit, SPAK ka paraqitur prova shkresore.
Prokuroria i ka thënë gjykatës se nga ekspertimi i telefonit të bashkëpandehurit tjetër, Pandeli Kokaveshi është zbuluar një grup në aplikacionin WhatsApp i quajtur “Himara ime je ti”.
Në këtë grup sipas prokurorisë, ka biseda rreth ndihmesës që do t’i ofroheshin qytetarëve të Himarës dhe zona përreth, ndër to edhe për sigurimin e “letrave greke”.
Madje në një bisedë, Beleri i ka tërhequr vëmendjen Kokaveshit me fjalët: “Çfarë janë këto biseda, nga këto do të digjesh ti!”
Por avokatët e Belerit i kundërshtuan leximet e SPAK dhe sipas tyre nuk kanë lidhje me objektin e gjykimit dhe bisedat janë kryer më herët se sa të kryhej vepra penale, madje telefoni ka qenë në pronësi të nënës së Pandeli Kokaveshit.
Seanca e radhës është vendosur të zhvillohet më 29 dhjetor, ora 11:00.