Një ditë pasi u nxor e pajetë nga ujërat e Liqenit të Fierzës është identifikuar nga policia 30-vjeçarja.
Bëhet fjalë për një vajzë nga Pojani i Korçës, e cila u gjet e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës.
Ajo u pikas nga një banor i zonës i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”.
Njoftimi i Policisë Kukës
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetase që u konstatua e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, ju informojmë se u bë i mundur identifikimi i shtetases E. A., 30 vjeçe, banuese në Pojan, Korçë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.