Policia Detare dhe Polica Kufitare kanë bllokuar ditën e sotme përgjatë vijës bregdetare 16 mjete lundruese, teksa janë gjobitur edhe drejtuesit e tyre.
Me qëllim parandalimin e incidenteve dhe për të patur një vijë bregdetare të sigurt policia ka bërë kontrolle dhe monitorime të vazhdueshme, të cilat janë shtirë nga Ksamili në Velipojë. Drejtuesit e 10 mjeteve lundruese janë gjobitur me nga 10,000– 20,000 lekë për mungesë dokumentacioni.
“Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve. Nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 16 mjete lundruese. Mjetet e bllokuara, 12 jet ski, 2 skafë dhe 2 gomone. 7 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 2 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë. drejtuesit e 10 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili, me masa administrative 10 000 – 20 000 lekë, për mungesë dokumentacioni”, njoftoi policia.