Kryeministrja britanike Liz Truss, dha të enjten dorëheqjen, për shkak të dështimit të programit të saj ekonomik, që shkaktoi reagime të forta në tregjet e aksioneve dhe përçarje brenda partisë konservatore. Dorëheqja e saj erdhi vetëm gjashtë javë pas marrjes së detyrës.
Duke folur para ndërtesës së kryeministrisë në Londër, zonja Truss e pranoi se ajo nuk ishte në gjendje të mbante premtimet që bëri gjatë fushatës për të marrë drejtimin e Partisë Konservatore dhe se kishte humbur besimin e partisë së saj.
Duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi, unë nuk munda të realizoj planet mbi të cilat mbështeta mandatin e dhënë nga Partia Konservatore. Për këtë arsye, njoftova Mbretin Charles se po jap dorëheqjen nga posti i kryetares së Partisë Konservatore”, tha ajo.
Zonja Truss u bë është kryeministri me mandatin më të shkurtër në historinë britanike. George Canning mbante më parë rekordin me 119 ditë si kryeministër më 1827, kur vdiq në detyrë
Më poshtë ju rendisim 10 kryeministrat europianë më jetëshkurtër në qeverisje:
Magdalena Andersson – Suedi – 7.5 orë
Albertas Simenas – Lituani – 3 ditë
Andrey Lukanov – Bullgari – 22 ditë
Ungureanu – Rumani – 89 ditë
Aminatore Fanfani – Itali – 102 ditë
Fatos Nano – Shqipëri – 103 ditë
Albin Kurti – Kosovë – 121 ditë
Bernard Cazeneuve – Francë – 161 ditë
Paul Vanden Boeynants – Belgjikë – 165 ditë
Dritan Abazoviç – Mali i Zi – 176 ditë