Teksa publiku është ndarë në dy “kampe”, atë të Donaldit dhe atë të Einxhel Shkirës, pas debatit të së martës, kanë reaguar edhe familjarët e banorëve.
Pas babait të Einxhel, për “Top Albania Radio” ka folur vëllai i saj Aloiss Shkira, i cili ka treguar si e ka parë lojën e motrës dhe debatin e saj me Donaldin.
Pjesë nga intervista:
Pak ditë më parë Einxhel i shqetësoi të gjithë, pasi theu krahun teksa po realizonin provën e javës. Si e mësuan lajmin, ndodhi që po e ndiqnin apo si?
Ajo ishte surprizë dhe për ne. Ne kemi qenë në gjumë kur ka ndodhur ajo situatë. Në mëngjes ma ka dërguar shoqëria videon dhe aty e kuptuam. Ajo është tipi që nuk ankohet direkt derisa të marrë vesh sa serioze është situata.
E prisnit që Einxhel edhe pse e dëmtuar do të rikthehej sërish në shtëpi për të filluar lojën e saj?
Disa njerëz na thonin që nuk është mirë që ta vazhdojë lojën. Ne na lindi pyetja se a është ajo gati që të vazhdojë lojën. Është një vendim që i përket vetëm asaj, askujt tjetër. Babai e ka takuar pak kur ishte në spital, nuk u çmallëm shumë vetëm sa e kemi pyetur si është. Pastaj kemi komunikuar me produksionin për gjendjen e saj.
Einxhel tanimë njihet për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe herë pas here ka pasur dhe debate me banorët, siç ishte dhe rasti më i fundit me Donaldin. Si e komenton ti debatin me Donaldin?
Është delikat si debat, por jo se nuk duhet folur. Unë kam vetëm një koment për Einxhel. I beson njerëzve dhe ëndrrave në mënyrë shoqërore dhe jo tek njerëzit, ndonjëherë në mënyrë jo të ligjshme siç janë kontratat. Enxhi preket shumë kur ti i prek karakterin. Ishte me aludime, mendoj që nuk do prekej kaq shumë po të ishte ndryshe. Ajo mundohet t’i japë njerëzve një shans se e ka zemrën e madhe.
A duhet t’i kishte thënë Einxhel ato fjalë në klip që provokuan dhe këtë debat?
Aty është lojë, e zgjedhin vetë si luajnë. Varet si është ndjerë, varet si e ka menduar, varet si i është bërë pyetja, nuk e gjykojmë dot. Nuk e gjykojmë dot as Einxhel as Donaldin.