Nostradamusi, i cili njihet si parashikuesi më i madh në botë, në librin e tij ka shkruar edhe për ngjarjet që pritet të ndodhin gjatë 2022. Michel de Nostradame ka parashikuar disa nga ngjarjet më të errëta të historisë si Lufta e Dytë Botërore, Revolucionin Francez, Zjarrin e Madh të Britanisë, ngritjen e Hitlerit dhe krijimin e bombës atomike.
Për vitin 2022, parashikimet e tij janë disi të frikshme, por edhe të dykuptimshme.
Kërcënimi i një asteroidi që do të godasë Tokën mbetet kryefjala e parashikimeve, por është e paqartë nëse do të jetëë një shi i vogël meteorësh apo një katastrofë me pasoja zhdukjeje. Kujtojmë që në Prill 2021, një asteroid thuajse preku planetin dhe u ndodh 19.8 km pranë sipërfaqes.
Lufta ose pushtimi i Francës është një tjetër nga parashikimet, i cili është i vështirë të saktësohet pasi Nostradamusi bazohej në lëvizje astrologjie dhe jo në kalendar. Në të thuhet se Franca do të pushtohet nga Lindja në pranverën e 2022. Ndonëse mund të jetë aludim për një Luftë të Tretë Botërore, mënyra e shkrimit të profecisë mund të jetë edhe thjesht kualifikimi për në Katar 2022.
Ngrohja globale nuk është ndonjë habi e madhe në vitet e fundit, por Nostradamusi parashikoi rritjen e temperaturave të detit në 1555. Megjithatë, me ndërlikimet e vazhdueshme, a mund të jetë viti 2022 ai që do të shënojë “thyerjen” e ekosistemit?
Paralajmërimi tjetër vjen për çmimet e rritura në një ekonomi të dështuar e madje edhe kanibalizëm. Një pandemi globale dhe destabiliteti politik kanë dhënë ‘ndihmën’ e tyre në rritjen e inflacionit.
Duke marrë në konsideratë kohën e largët të parashikimeve të Nostradamusit, është mbresëlënëse se si ai ka hedhur hipoteza mbi inteligjencën artificiale. Shumë shkencëtarë kanë evidentuar rreziqet e mbështetjes të plotë në teknologji, por parashikuesi i famshëm ka qenë hapa përpara në përshkrimin e dishepujve të pavdekshëm dhe pasojave negative.