Rrjedhat natyrore të ujit janë esenciale për jetën në Tokë – por ato nuk kanë qenë kurrë më në rrezik sesa në ditët e sotme. Mungesa e ujit prek mbi 3 miliardë njerëz (thuajse gjysma e popullsisë së globit) teksa sasia e ujit të pijshëm për person ka rënë me një të pestën në dy dekadat e fundit.
Uji është jetik jo vetëm për humanët, por edhe speciet e tjera më të cilët ndajmë planetin. Për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Ujit kemi sjellë 10 vendet më të bukura të burimeve ujore të Europës.
Laguna Sekrete, Islandë
Laguna Sekrete është përdorur si burim uji për herë të parë më 1891 dhe është më e vjetra në Islandë.
Midis Malit të Zi e Bosnjës dhe Hercegovinës, lumi çan mes maleve e kanioneve të lumit Tara dhe është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO, si dhe është kanioni më i thellë në Europë. Lumi është shtëpiza e qindra specieve dhe pikë atraksioni për sportet ujore.
Lumi Bled, Slloveni
I gjendur në Alpet Julian, Liqeni Bled është me origjinë akullnajore dhe është ndër destinacionet e preferuare për të sapomartuarit, të cilët tërheqin nga mjedisi romantik e peizazhet piktoreske.
Rezervuari Bornos, Spanjë
Pjesë e zonës së mbrojtur për shpendët, ky rezervuar është i mirënjohur edhe për një ceremoni që mbahet çdo vit, “Festivali i Liqenit”. Kjo “pishinë natyrale” e Andaluzisë ka ujëra të kthjellët si kristali që e bëjnë një vend të përkryer për të notuar dhe për peshkim.
Liqeni i Ohrit, Shqipëri-Maqedoni e Veriut
I njohur ndryshe si liqeni i Pogradecit, ai është ndër më të mëdhenjtë në Gadishullin Ballkanik e më të vjetrit në botë, afërsisht 2-5 milionë vjeçar, por dhe vendbanimi i vetëm i peshkut të Koranit, e rreth specie të tjera.
Mardalsfossen, Norvegji
Me një lartësi prej 705 metrash, Mardalsfossen është një prej ujëvarave më të larta në Europë, fuqia e së cilës do të ishte e aftë të furnizonte me rrymë gjithë Norvegjinë.
Liqeni i Komos, Itali
Liqeni i Komos, i treti për madhësi në Itali e ndër më të thellët në Europë (425 metra), është një destinacion i famshëm turistik dhe qendra e shumë rezorteve luksoze.
Lumi Caragh, Irlandë
Një prej pikave kryesore të peshkimit të salmonit në Irlandë, ky lum është pjesë e Zonave të Veçanta të Konservimit dhe shtëpiza e moluskut të rrallë “Kerry Slug”.
Delta e Danubit, Rumani-Ukrainë
Delta e Danubit ka një hapësirë prej 580 mijë hektarësh dhe është streha e shumicës së varieteteve ujorë të Europës. E gjithë zona është ndër rrugët ujore që janë ruajtur më mirë në kontinent dhe kalon nga Rumania në Ukrainë.
Vjosa, Shqipëri
E cilësuar si “perla e fundit e egër e Europës”, Vjosa gjarpëron në mënyrë të pandërprerë nga malet e Pindit në lindje të Janinës deri në grykëderdhje në detin Adriatik.
Së fundmi, aktivistë dhe banorë të zonës i kanë bërë apel qeverisë ta shpallë zonën Park Kombëtar në mënyrë që të shmanget ndërtimi i hidrocentraleve i cili do të rrezikonte krijesat e gjalla.